TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Mars 2025, 11:14

Evropa duhet të zgjedhë: Rreth tryezës me SHBA-në dhe Rusinë ose në “menunë” e tyre

Shkruar nga Pamfleti
Evropa duhet të zgjedhë: Rreth tryezës me SHBA-në dhe
Liderët e BE

Në një intervistë për Kathimerini, ish-presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, thotë se evropianët duhet të luajnë një rol kyç në negociatat për të ardhmen e Ukrainës, me kushtin që ta bindin presidentin amerikan Donald Trump, dhe të shmangim të vepruarit si “xhuxha”. Juncker e pranon se Turqia ka një rol në zhvillimin e “arkitekturës së sigurisë” të Evropës, por e dënon trajtimin që po i bën presidenti Erdogan kundërshtarit të tij politik, Ekrem Imamoglu.

Duket se SHBA-ja dhe Rusia duket se po përcaktojnë formën e rendit të ri botëror. Ku ndodhet Evropa në këtë ekuacion?

Jemi duke parë një çrregullim ndërkombëtar në rritje. Kjo nuk është diçka e re, por është përkeqësuar ndjeshëm. BE e ka vështirë të gjejë vendin e tij, por ne duhet të luajmë rolin tonë. Të tjerët po na konsiderojnë si klientë, por ne duhet të jemi lojtarë, ky është vokacioni ynë natyror.

E reja është se aleati ynë i vjetër tradicional, SHBA, po na kthen shpinën dhe po mbështet armikun tonë, Rusinë. Amerikanët po i privilegjojnë marrëdhëniet me Rusinë dhe po i neglizhojnë marrëdhëniet me ne. Dhe një nga arsyet është se ne po sillemi si xhuxhë, kur nuk jemi të tillë. Nga shumë këndvështrime nuk jemi as  gjigantë, por një partner që duhet marrë seriozisht. Pra duhet të jemi në tryezë kur bëhet fjalë për Ukrainën. Sepse nëse nuk jemi rreth tryezës, atëherë do të jemi në menu për t’u “konsumuar” prej tyre.

Po si mund ta sigurojmë pozicionin tonë në tryezë dhe ta bindim Trump të dëgjojë argumentet tona?

Trump nuk dëgjon askënd që synon të korrigjojë argumentet e tij. Nëse doni të përfilleni nga

ai, atëherë duhet ta trajtoni me respekt. Ai është zgjedhur president nga amerikanët, jo nga evropianët. Nuk është budalla, por nuk interesohet për traktatet ndërkombëtare, i neglizhon ato, dhe dëshiron të bëjë marrëveshje.

Kur e takova, ai më tha: “Duhet të arrijmë një marrëveshje!”. Unë hyra në negociata dhe isha shumë i suksesshëm. Ndaj duhet ta bëjmë të qartë se përfaqësojmë diçka, jo vetëm 27 shtete por unitetin politik. Trump dhe Putin nuk e pëlqejnë idenë që BE-ja është një entitet. Ata synojnë të ndajnë shtetet anëtare në partnerë individualë, dhe të bëjnë marrëveshje të veçanta.

Besoni se qasja e BE-së ndaj Trump është ajo e duhura? Çdo të bënit ju ndryshe?

Do ta trajtoja atë, ashtu siç e trajtova kur isha në krye të Komisionit Evropian. Nuk do të fshihesha, pasi kjo nuk është mënyra më e mirë për t’u marrë vesh me Trumpin. Pra mos u fshihni, mos kini frikë. Duhet të keni ndaj tij të njëjtën qasje që ai ka ndaj jush.

A besoni se ai do të arrijë të arrijë një marrëveshje paqeje, dhe në kurriz të cilës palë?

Kam përshtypjen se ai dëshiron të arrijë një marrëveshje me Rusinë në kurriz të Ukrainës. Por kjo nuk është mënyra se si duhet të trajtohen vendet sovrane. Ai duhet të pranojë se meqë lufta është në Evropë, duhet të flasë me evropianët.

Ndërkohë Evropa po ecë shpejt drejt riarmatimit. A mos po e nxit ndoshta pa dashje Trump integrimin e mëtejshëm të BE-së?

Kombinimi i shpërfilljes së Evropës nga Trump dhe agresionit rus kundër Ukrainës, janë dy elementë që po e shtyjnë BE-në drejt një shtylle më të fortë të mbrojtjes evropiane brenda NATO-s. Ne duhet të rregullojmë sistemin tonë të mbrojtjes, i cili është i fragmentuar.

Brenda blloku ka 174 lloje armësh, 30 lloje tankesh, dhe po i blejmë pajisjet tona ushtarake jashtë BE-së, kryesisht nga SHBA. Kjo duhet të ndryshojë. Duhet të jemi në gjendje t’i bashkojmë të gjitha këto përpjekje, dhe kështu shpenzojmë 150 miliardë euro më pak nga tani.

Si evropianë, ne duhet të ofrojmë garanci sigurie për Ukrainën. A do të ishte hyrja në BE një garanci sigurie, dhe sa e realizueshme është kjo?

Nuk mendoj se ka ardhur momenti që Ukraina të bëhet anëtare e BE-së. Ekonomia e saj

nuk është aq e fortë sa duhet, sundimi i ligjit nuk respektohet dhe ka probleme serioze me korrupsionin. Është e qartë se ka një perspektivë të qartë evropiane, por them se duhet të bëhet pjesërisht anëtare. Pra duke mos hyrë në të gjitha institucionet e BE-së, por në sfera të ndryshme të politikës evropiane. Ata duhet të lejohen të marrin pjesë në mbledhjet tona, por jo të votojnë. Pra, gjërat të ecin dalëngadalë deri kur të bëhen anëtarë me të drejta të plota.

A mund të veprohet njëlloj edhe me shtetet të tjera kandidate, si Turqia?

Jo. Edhe Turqia ka një perspektivë evropiane, por është më larg BE-së se Ukraina. Unë jam përpjekur shumë ta bind Turqinë mbi domosdoshmërinë e reformave, dhe kam pasur gjithmonë raporte të mira me Erdogan. Por vitet e fundit nuk më ka pëlqyer sjellja e tij ndaj Greqisë, e cila nuk është në përputhje me vlerat evropiane.

Si e shihni sjelljen e Erdogan ndaj kundërshtarëve, si kryebashkiaku i Stambollit?

Një katastrofë. Unë nuk e di pse po e vënë në pikëpyetje për sjelljen e kryebashkiakut të Stambollit. Kjo është totalisht kundër vlerave evropiane. Burgosja e tij është e papranueshme. Sundimi i ligjit është një problem i vërtetë, dhe përderisa ata nuk po ndryshojnë sjelljen e tyre në këtë drejtim, nuk ka asnjë mënyrë për t’u anëtarësuar në BE.

Meqë jemi këtu, duke qenë se gjithmonë diskutoja me Erdoganin mbi të gjitha problemet rreth anëtarësimit të Turqisë në BE, kam krijuar përshtypjen se në fakt ai nuk dëshiron që Turqia të bëhet anëtare. Ai dëshiron që ta akuzojë Evropën, se po e pengon që të bëhet anëtare.

A mund të jetë kjo sjellje një argument për vendet anëtare të BE-së që po kërkojnë një bashkëpunim më të ngushtë me Turqinë, sidomos në programet e mbrojtjes?

Një sërë shtetesh anëtare, kanë qenë gjithmonë kritike kur unë jam përpjekur të kem marrëdhënie më të ngushta me Turqinë. Dhe nuk mendoj se shtetet anëtare mund të binden nga kontributi i Turqisë në mbrojtjen evropiane. Por turqit kanë një rol për të luajtur në këtë fushë.

Nuk mund të ketë një arkitekturë sigurie evropiane pa Turqinë. Ne duhet t'i respektojmë ata për fuqinë e tyre ushtarake. Por kjo nuk është një arsye që të bëhen shpejt anëtarë të BE-së. Ata janë anëtarë të NATO-s, dhe duhet të sillen si anëtarë besnikë të aleancës, gjë që nuk po e bëjnë gjithmonë./ Përshtatur nga “Kathimerini”, Pamfleti

Lini një Përgjigje