TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Mars 2025, 11:15

I tërhoqi flokët gazetares, ish-kryeministri italian kërkon falje: Bëra gabim!

Shkruar nga Pamfleti

I tërhoqi flokët gazetares, ish-kryeministri italian kërkon

Ish-kryeministri italian Romano Prodi ka kërkuar ndjesë për gjestin e tij ndaj gazetares Lavinia Orefici. Ai u shpreh se gaboi me veprimin e tij, ndërsa shton se ishte një gjest instiktiv.

“Mendoj se ka ardhur koha për të sqaruar disa gjëra për atë që ndodhi të shtunën gjatë prezantimit të librit tim më të fundit. Duke parë pamjet, kuptova se e kisha bërë mekanikisht atë gjest në një kontekst tjetër. Bëra një gabim dhe më vjen keq. Kjo histori më jep mundësinë për një reflektim. Mendoj se është e drejta e secilit, pavarësisht se çfarë roli ka luajtur në jetë, të pretendojë historinë dhe nderin e vet dhe të mos pranojë, si një fat të pashmangshëm, shfrytëzimin e gjerë, madje edhe talljen, falë fuqisë së internetit”, tha ai.

Gazetarja i kërkoi ish-Presidentit të Komisionit Evropian një koment mbi një pasazh në Manifestin e Ventotenes për bashkimin e Europës, në lidhje me pronën private. Prodi u shfaq i bezdisur nga pyetja dhe i tërheq flokët gazetares.

Lavinia Orefici tha se u ndje e poshtëruar si gazetare dhe si grua nga ky gjest. “Presidenti Prodi, përveç se u përgjigj me një ton agresiv dhe frikësues, më kapi një tufë flokësh dhe i tërhoqi. Ishte tronditëse për mua”, deklaroi ajo.

Lini një Përgjigje