
Pas një breshëri sulmesh me raketa dhe drone nga Rusia ndaj Ukrainës, Këshilli Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sonte për të diskutuar situatën emergjente në Kiev.
Ky takim do të zhvillohet pas kërkesës së Kievit dhe mbështetësve të tij.
Takimi u caktua në orën 22:00 (GMT+0). Granatimet ruse vranë 31 civilë dhe 160 të tjerë u plagosën. Polonia tha se një raketë ruse kishte depërtuar në hapësirën e saj ajrore dhe më pas ishte kthyer në Ukrainë.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha në një postim në Platformën X se vendi i tij dhe 35 anëtarë të tjerë të OKB-së bënë thirrje për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas sulmeve që vranë shumë njerëz dhe shkaktuan dëme të rënda në infrastrukturën civile.
Lini një Përgjigje