
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin nuk dëshiron paqe me Ukrainën dhe se nuk është gati të negociojë me të.
Kjo deklaratë vjen pas breshërisë së sulmeve ajrore ndaj Ukrainës.
“Pas kësaj ofensive, një nga më intensivet që nga fillimi i konfliktit, besoj se është e qartë se synimet e presidentit Putin janë të intensifikojë luftimet”, tha Emmanuel Macron në Buenos Aires.
Macron u shpreh se nëse duhet të dimë se cilat janë qëllimet e Putin, çfarë ka bërë ai në terren, le të jenë të qarta: sido që të jenë deklaratat e tij, ai nuk dëshiron paqe dhe nuk është i gatshëm të negociojë.
Lini një Përgjigje