
Në një kohë kur e gjithë bota priste ardhjen e Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Biden lëshoi një “minë me sahat” që mund të heqë nga tavolina propozimin për paqe dhe të zhysë botën në kaosin e një lufte bërthamore.
Me vetëm dy muaj të mbetur nga përfundimi i detyrës si president, Joe Biden thuhet se i ka dhënë “OK” Ukrainës për të përdorur raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi për të goditur brenda territorit të Rusisë.
Sipas asaj që raporton “Reuters”, Ukraina planifikon të kryejë sulmet e saj të para me rreze të gjatë në ditët në vijim, pa zbuluar detaje për shkak të shqetësimeve të sigurisë operacionale.
Masa e SHBA-së vjen pas disa muajsh kërkesash të Volodymyr Zelensky për të lejuar ushtrinë e Ukrainës të përdorë armët amerikane për të goditur objektivat ushtarake ruse larg kufirit të saj.
Ndryshimi vjen pas vendosjes së trupave tokësore të Koresë së Veriut nga Rusia për të plotësuar forcat e veta, një zhvillim që ka shkaktuar alarm në Uashington dhe Kiev. Sulmet e para të thella ka të ngjarë të kryhen duke përdorur raketa ATACMS, të cilat kanë një rreze veprimi deri në 190 milje, sipas burimeve.
Por ky veprim me shumë gjasa mund ta dërgojë botën drejt një lufte të shkatërruese bërthamore, kjo pasi një veprim i tillë është konsideruar nga ana e Rusisë si vijë e kuqe!
Putin ka paralajmëruar se cilido shtet që do t’i japë Ukrainës të përdorë armët e saj me rreze të gjatë brenda Rusisë do të futet automatikisht në luftë me të. Ky veprim do të thotë se në ditët në vijim Rusia mund t’i shpallë zyrtarisht luftë NATO-s.
Përballja e dy gjigandëve nuk do të ishte me ushtarë në fushëbetejë si në Ukrainë, por me armë bërthamore, shkatërrimi i së cilave do të ishte fatal për botën.
Gjithashtu Moska është munduar të paralajmërojë Perëndimin se mbështetja e mëtejshme ushtarake dhe financiare për Ukrainën do të çojë në një përshkallëzim të situatës, dhe do të rrisë kërcënimin ndaj territorit të Ukrainës përmes lëshimeve të raketave, përfshirë ato me mbushje bërthamore. Që do të thotë se nëse Kievi godet Moskën në ditët në vazhdim, Putin mund të shfarosë një herë e mirë Ukrainën nga harta me anë të armëve taktike bërthamore.
Në një kohë kur e gjithë bota priste ardhjen e Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Biden lëshoi një “minë me sahat” që mund të heqë nga tavolina propozimin për paqe dhe të zhysë botën në kaosin e një lufte bërthamore.
Sot Biden mori një vendim, barrën e të cilit nuk pranoi ta mbante mbi supet e tij 1 vit më parë, duke ia trashëguar përgjegjësit tashmë pasardhësit të tij Donald Trump./Pamfleti
Lini një Përgjigje