
Papa Françesku bëri thirrje që të shikohet nëse po kryhet gjenocid në Gaza nga ana e Izraelit. Kjo thirrje nuk është pritur mirë nga ana e Izraelit i cili ka reaguar me anë të ambasadës së saj në Vatikan.
Me anë të një reagim në rrjetin social “X”, Ambasada izraelite deklaroi se gjenocidi ndodhi më 7 tetor kur Hamasi sulmoi Izraelin.
“Më 7 tetor 2023, ndodhi një masakër gjenocidale e qytetarëve izraelitë dhe që atëherë Izraeli ka ushtruar të drejtën e tij për vetëmbrojtje kundër përpjekjeve nga shtatë fronte të ndryshme për të vrarë qytetarët e tij. Çdo përpjekje për ta quajtur këtë vetëmbrojtje me ndonjë emër tjetër është për të izoluar shtetin hebre”, thuhet në deklaratën e Ambasadës izraelite.
Lini një Përgjigje