TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Nëntor 2024, 19:03

“Nuk kam në plan të flas me Putinin”, Starmer refuzon të përsërisë “gabimin” e Scholz!

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk kam në plan të flas me Putinin”, Starmer refuzon

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, është rrugës për në Rio de Janerio, Brazil, për samitin e G20. Gjatë rrugës, ai mori pyetje nga gazetarët dhe u pyet në lidhje me vendimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz për të folur me Vladimir Putin, gjë që  shkaktoi një reagim të furishëm nga Volodymyr Zelensky.

Ndryshe nga homologu gjerman, Starmer hodhi poshtë idenë e një komunikimi me presidentin rus, Vladimir Putin.

"Është një çështje e kancelarit Schloz me kë flet. Unë nuk kam në plan të flas me Putinin”, tha ai.

Ai vuri në dukje se po i afrohemi ditës së njëmijtë të luftës, 1000 ditë me ndikim dhe sakrificë të madhe në raport me popullin ukrainas.

Më gjerësisht, Sir Keir tha se vendosja e trupave të Koresë së Veriut në Ukrainë tregon dëshpërimin e Rusisë, por gjithashtu tha se kjo ka ndikime serioze për sigurinë evropiane.

Lini një Përgjigje