
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është shprehur i shqetësuar për sulmet e fundit izraelite në Siri.
Ushtria izraelite thotë se ka goditur objektiva ushtarake në të gjithë Sirinë në një përpjekje për të siguruar që armët, përfshirë avionët luftarakë dhe armët kimike, të mos bien në duart e rebelëve pas përmbysjes së regjimit të Asadit.
Guterres tha të martën se ishte "kundër këtyre llojeve të sulmeve", me zëdhënësin Stephane Dujarric sot duke shtuar se shefi i OKB-së ishte i shqetësuar nga shkeljet e fundit dhe të gjera të sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë.
“Sekretari i Përgjithshëm është veçanërisht i shqetësuar për qindra sulmet ajrore izraelite në disa lokacione në Siri, duke theksuar nevojën urgjente për të ulur dhunën në të gjitha frontet në të gjithë vendin”, u tha Dujarric gazetarëve.
Lini një Përgjigje