TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Gusht 2025, 11:08

Çështja “Epstein”, Melania Trump kërcënon djalin e Biden me padi 1 miliard dollarëshe

Shkruar nga Pamfleti

Çështja “Epstein”, Melania Trump kërcënon

Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump ka paditur Hunter Biden, djalin e ish-presidentit Joe Biden, për 1 miliard dollarë pasi ai pretendoi se ka qenë Jeffrey Epstein ai që e prezantoi ish-modelen slloveno-amerikane me presidentin aktual të vendit, Donald Trump.

Avokati i Melania Trump kërkoi që Hunter Biden "të tërheqë menjëherë deklaratat e rreme, shpifëse, përçmuese dhe provokuese" që bëri për klienten e tij në një intervistë në emisionin e tij në YouTube, "Channel 5 me Andrew Callaghan".

“Mosrespektimi i rregullave do të bëjë që znj. Trump të ndjekë të gjitha të drejtat dhe mjetet ligjore në dispozicion për të rikuperuar dëmin e madh financiar dhe të reputacionit që i ka shkaktuar”, shkroi avokati Alejandro Brito në një letër të datës 6 gusht drejtuar djalit të ish-presidentit.

Avokati thotë gjithashtu se këto deklarata të rreme, janë bërë me qëllimin e vetëm që Hunter Biden të jetë në qendër të vëmendjes.

“Duke pasur parasysh historinë tuaj të gjatë të shfrytëzimit të emrave të të tjerëve - përfshirë mbiemrin tuaj - për përfitime personale, është e qartë se keni publikuar këto deklarata të rreme dhe shpifëse për znj. Trump për të tërhequr vëmendjen mbi veten tuaj”, u shpreh avokati i Melania Trump në padi.

Lini një Përgjigje