Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë goditi brigjet e Nisyros, Greqi, të mërkurën në mbrëmje.
Epiqendra e tërmetit ndodhej 38 kilometra në jugperëndim të ishullit.
Për fat të mirë, deri më tani sipas mediave greke nuk raportohet për të lënduar apo objekte të dëmtuara.
Ndërkohë pamjet apokaliptike që vijnë nga Greqia kanë bërë xhiron e mediave të huaja, ku flakët kanë shkrumbuar mijëra hektarë tokë dhe kanë rrezikuar edhe banesa.
Në zonën e Patras, në parkingun e Doganës flakët kanë shkrumbuar një parking, duke djegur 550 makina. Ndërkohë policia në Patra ka arrestuar një 25 vjeçar që dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Beteja me flakët vijon edhe në Akai, Kios, Prevezë, Zakynthos dhe Kefaloni. Thuasje 5 mijë zjarrfikës janë në terren, teksa Athina zyrtare ka kërkuar edhe ndihmën e Mekanizmit Europian për Mbrojtjen Civile duke kërkuar 4 avionë për shuarjen e flakëve. Në gjithë vendin pothuajse 100 mijë hektarë tokë janë prekur nga zjarret, duke shkaktuar dëm që shkon në miliona euro.
Lini një Përgjigje