TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Gusht 2025, 22:27

"Nuk jam diktator", habit Vuçiç: S'do kandidojë më për president!

Shkruar nga Pamfleti

"Nuk jam diktator", habit Vuçiç: S'do

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se nuk do të rikandidojë për zgjedhjet presidenciale të ardhshme. Gjatë një konference të nxehtë për shtyp pas takimit me kancelarin austriak Christian Stoker, Vuçiç u shpreh prerë për të hequr dorë nga politika.

“Jam veteran politik, s’mund të kandidoj më për president!”, tha Vuçiç. 

Ai theksoi se do të mbyllë karrierën presidenciale pas një viti e gjysmë, duke hedhur poshtë çdo mundësi për ndryshime në Kushtetutën e Serbisë që do t’i lejonin një mandat tjetër.

Në një ton sfidues, Vuçiç iu përgjigj kritikëve: “Nuk jam diktator!” një deklaratë që ka ndezur debatin në një kohë kur tensionet politike në Serbi janë në kulm.

Ndërkohë, mbrëmja e 12 gushtit në Vrbas u kthye në kaos, ku protesta masive çuan në përplasje të ashpra. Rreth 70 persona u plagosën, përfshirë 16 policë, duke nxjerrë në pah polarizimin e thellë në vend.

Lini një Përgjigje