Presidenti turk tha se zhvillimet në Gaza dhe Palestinë janë një “sprovë e veçantë” për botën myslimane gjatë mesazhit të tij për Festën e Kurban Bajramit…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka sulmuar ashpër kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu gjatë mesazhit të tij për Festën e Kurban Bajramit, që u mbajt pranë Xhamisë së Madhe Çamlica në Stamboll.
Erdogan u ndal gjerësisht te situata në Gaza dhe Palestinë, duke bërë thirrje për unitet të botës myslimane dhe duke deklaruar se Netanyahu “do ta marrë mësimin që meriton”.
Pas pjesëmarrjes në faljen e Bajramit, presidenti turk uroi besimtarët myslimanë për shëndet, paqe dhe unitet.
“Allahu na bëftë të mundur të arrijmë edhe shumë festa të tjera me shëndet, mirëqenie dhe gëzim. Uroj që uniteti dhe solidariteti ynë të jenë të përhershëm”, deklaroi Erdoğan.
Në një ton të ashpër ndaj kryeministrit izraelit, ai tha para gazetarëve:
“Ngjarjet në Palestinë dhe Gaza përbëjnë për ne një qëndrim dhe një sprovë të veçantë gjatë kësaj feste. Besoj se ky tiran i quajtur Netanyahu do ta marrë mësimin që meriton përballë myslimanëve të botës. Shpresojmë që këtë reagim ta shohim sa më shpejt dhe ta përjetojmë të gjithë së bashku.”
Erdogan shtoi se pret që “4 deri në 5 milionë myslimanë” ta përjetojnë personalisht këtë reagim dhe theksoi se Festa e Kurban Bajramit duhet të shërbejë si një moment bashkimi për botën islame.
Lini një Përgjigje