TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Nëntor 2024, 22:27

“E treta e vërteta”/ Pas rrëzimit të paktit të emigrantëve nga Gjykata e Romës, Meloni fut në punë “planin C”!

Shkruar nga Pamfleti

“E treta e vërteta”/ Pas rrëzimit të paktit të

Qeveria italiane po kërkon të ndryshojë gjyqtarët që vendosin për vlefshmërinë e ndalimit të emigrantëve të sjellë në qendrën e Gjadrit.

Kabineti i Giorgia Melonit nuk pranon që pakti i saj për emigrantët me Shqipërinë të dështojë. Pas ndryshimeve ligjore për vendet e sigurta, tani qeveria italian po mendon një tjetër lëvizje për të mos lejuar Gjykatën e Romës për të penguar këtë nismën e saj.

Qeveria italiane po kërkon të ndryshojë gjyqtarët që vendosin për vlefshmërinë e ndalimit të emigrantëve të sjellë në qendrën e Gjadrit.

Sipas një propozimi të ri, ky vendim nuk do të jetë më në dorën e magjistratëve të seksionit të imigracionit të gjykatës së Romës, të cilët deri më tani kanë liruar të 19 azilkërkuesit e parë që erdhën në Shqipëri, por në Gjykatën e Apelit në përbërje monokratike.

Risia përmbahet në një ndryshim në dekretin e flukseve të paraqitura të martën vonë në mbrëmje nga relatorja, Sara Kelany.

Deri tani ka qenë seksioni i emigracionit në gjykatën e kryeqytetit që ka shprehur mendimin e tij për vleftësimin e ndalimeve të urdhëruara nga komisariati.

Magjistratë që janë ekspertë të temës dhe që sipas zërave kritikë të mazhorancës kanë një orientim paragjykues në favor të emigrantëve, duke kundërshtuar kështu strategjinë e ashpër të qeverisë.

Duke parë se kjo pengesë nuk mund të kapërcehet, me dështimin e dy transfertave të para, lindi ideja e një plani të ri që është vënë në tryezë.

Amendamenti i propozuar nga Kelany në dekretin e flukseve modifikon ligjin 46 të 2017 duke e zhvendosur juridiksionin mbi vlefshmërinë e paraburgimeve në Gjykatën e Apelit - e kryesuar në Romë nga gjyqtari Giuseppe Meliadò. Me këtë lëvizje qeveria Meloni pretendon se do të arrijë të shpëtojë planin e saj me Ramën për emigrantët.

Lini një Përgjigje