TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Shkurt 2024, 20:58

E rrallë! Një gazetar amerikan do të intervistojë Vladimir Putin

Shkruar nga Pamfleti

E rrallë! Një gazetar amerikan do të intervistojë Vladimir

Gazetari amerikan Tucker Carlson, i cili po viziton Moskën, njoftoi se do të intervistojë presidentin rus Vladimir Putin.

Në një video të postuar në X, ish-prezantuesi konservator i Fox News tha se do të intervistonte Putinin, ku u shpreh se kjo është puna e gazetarëve.

“Sepse është puna jonë. Jemi në gazetari. Detyra jonë është të informojmë botën”, tha ai.

Ai do të jetë amerikani i parë që do të intervistojë Putinin që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Moska, i cili filloi gati dy vjet më parë.

Ai theksoi se ka marrë një garanci nga Elon Musk se intervista nuk do të censurohet dhe do të postohet normalisht në X.

Carlson ka qenë në Rusi që nga java e kaluar. Kremlini, më herët të martën, nuk pranoi të komentojë asgjë. Mediat ruse shfaqën foto të Carlson në pjesë të ndryshme të kryeqytetit rus.

Gjithashtu edhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u pyet nëse Carlson kishte vizituar ndërtesën e administratës ruse në qendër të Moskës, por ai zgjodhi të mos jap asnjë koment.

 "Unë nuk komentoj lëvizjet e një gazetari amerikan", tha Peskov.

vladimir putin tucker carlson rusi shba

Lini një Përgjigje