TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Shkurt 2024, 19:54

Nisin krisjet në fronin mbretëror, Princ Harry refuzon të takohet me Princin William

Shkruar nga Pamfleti
Nisin krisjet në fronin mbretëror, Princ Harry refuzon të takohet
Princ Harry dhe Princ William

Menjëherë pas lajmit se Mbreti Charles u diagnostifikua me kancer, Princ Harry u kthye në Mbretërinë e Bashkuar.

Mirëpo edhe pse të dy ndodhen në të njëjtin pallat mbretëror Princ Harry ka refuzuar të takojë vëllain e tij Princin William, i cili është i pari në linjën për fronin e monarkisë.

Kjo paralajmëron një krisje tjetër mes marrëdhënieve mes dy vëllezërve, të cilët prej një viti e kanë bërë publike raportin e tyre të ashpër me njëri-tjetrin.

Mes lajmeve të fundit, në Britan i qarkullojnë zëra se Princi William mund të bëhet princ regjent nëse deklarohet se mbreti është i paaftë për të përmbushur detyrat e tij.

Por ky lajm duket se nuk pranohet lehtë nga Princ Harry, i cili e quan veten “rezerva”.

princ harry princ william mbreti charles

Lini një Përgjigje