TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Maj 2026, 08:22

E rëndë në Turqi, qëllohet për vdekje avokatja 26-vjeçare; borxhi prej 95 mijë eurosh që i mori jetën (Video)

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Turqi, qëllohet për vdekje avokatja
E rëndë në Turqi, qëllohet për vdekje avokatja 26-vjeçare

Turqia është tronditur nga vrasja e avokates 26-vjeçare Hatice Kocaefe, e cila dyshohet se u ekzekutua nga tregtari Haki Cetin, për shkak të një konflikti financiar.

Sipas mediave turke, Cetin i detyrohej 95 mijë euro motrës së viktimës. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi Kocaefe kishte nisur procedurat ligjore ndaj tij për shlyerjen e këtij borxhi.

Raportohet se autori kishte kërcënuar më herët dy motrat përmes telefonit, duke u kërkuar të tërhiqnin padinë. Avokatja 26-vjeçare kishte refuzuar dhe kishte deklaruar se do të vijonte rrugën ligjore.

Sipas të dhënave paraprake, Cetin u ka zënë pritë dy motrave teksa ndodheshin së bashku me babanë dhe vëllain e tyre jashtë një depoje në pronësi të familjes.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur autori qëllon nga brenda automjetit të tij, duke e plagosur rëndë avokaten në gjoks dhe motrën e saj në gju.

Të plagosurat u transportuan me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Hatice Kocaefe nuk arriti të mbijetojë.

turqi qellohet per vdekje avokatja borxhi 95 mije euro

Lini një Përgjigje