
Mrekullia që mjekët prisnin nuk ndodhi për vogëlushin që u dhunua nga nëna dhe partneri i saj. Lajmi për zhvillimin e gjendjes së vogëlushit Angelos, i cili pësoi abuzim brutal nga vetë nëna dhe partneri i saj, është shumë i keq.
Fëmija 3-vjeçar ka pësuar vdekje klinike. Pas ekzaminimeve të bëra nga mjekët grek rezultoi se si shkak i dhunës barbare të ushtruar ndaj tij, truri i 3-vjeçarit ka vdekur dhe nuk po reagon më.
Mjeku i spitalit në të cilën është shtruar 3-vjeçari deklaroi se pas këtij lajmi, gjyshërit e fëmijës janë shprehur të gatshëm të dhurojnë organet e nipit të tyre.
Megjithatë, kjo mund të mos jetë e mundur ligjërisht për shkak të kujdestarisë së fëmijës. Vlen të theksohet se gjykata, me urdhër të prokurorit, kujdestarinë e fëmijës ia ka dhënë gjyshes së tij, nga ana e nënës.
“Ajo që kishim frikë se nuk do të konfirmohej, fatkeqësisht u konfirmua. Fëmija, sipas analizave të fundit të trurit, ka vdekur truri. Kështu që ai konsiderohet i vdekur klinikisht. Gjyshja e fëmijës, e cila ka kujdestarinë, së bashku me gjyshin e tij, na than se duan që zemra e tij e vogël të rrahë tek një fëmijë tjetër që ka nevojë për të.
Ne po e kontrollojmë këtë, ka disa procedura që duhen bërë. Le të shohim, së pari, nëse organet e fëmijës janë të pajtueshme. Së dyti, ka disa procedura që duhen bërë që të marrim organet”, tha mjeku George Chalkiadakis.
Fëmija u dërgua në spital mëngjesin e së dielës së kaluar (26.01.2025) në gjendje koma, me lëndime të rënda në kokë, mavijosje të ndodhura para asaj dite, plagë të rënda në të gjithë trupin dhe djegie. Madje u konstatua se abuzimi që po merrte fëmija ishte i vazhdueshëm, me rrahje të përsëritura, ndërsa disa plagë me gjasë i ishin shkaktuar në trup nga një cigare.
Që në momentin që e morën, mjekët bënë një betejë titanike për ta mbajtur në jetë, pasi kur e morën ai ishte hemodinamikisht i paqëndrueshëm dhe merrte frymë me shumë vështirësi. Fëmija po trajtohet në ICU dhe të gjithë shpresonin për një mrekulli, e cila në fund nuk ndodhi pasi ai nuk iu përgjigj analizave të trurit që iu nënshtrua.
Lini një Përgjigje