
Duket se hetimet në familjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, po kthehen në një normalitet. Pas hetimeve të nisur ndaj tij, tani më, gruaja e Sara Netanyahu po përballet me një hetim penal.
Lajmi u bë i ditur nga në një letër e bërë publike të dielën. Deputetja e Partisë së Punës, Naama Lazima akuzon Sara Netanyahun për “tentativë për të korruptuar” një dëshmitare në gjyqin për korrupsion të bashkëshortit të saj, pas një investigimi gazetaresk të transmetuar në dhjetor nga një rrjet televiziv privat.
Lazimi, anëtare e Knesset për Demokratët, ndau letrën në X të dielën duke konfirmuar se hetimi penal nisi më 26 dhjetor, duke shtuar se zyra e saj kishte kontaktuar avokatin e shtetit pas hetimit nga Uvda i Channel 12 Izraelit.
Politikania pretendon se Sara Netanyahu ishte përpjekur të frikësonte një dëshmitar kyç në gjyqin e e bashkëshortit të saj, i cili është akuzuar për korrupsion.
“Ky zbulim është i rëndësishëm për mbikëqyrjen parlamentare, sistemin gjyqësor dhe sundimin e ligjit. Nuk do të hesht, nuk do të përkulem dhe nuk do të lejoj që ky rast të varroset. Drejtësia do të vendoset, ne do të sigurohemi që të ndodhë”, shprehet Lazimi në X.
Në dhjetor, kreu i qeverisë izraelite dëshmoi për herë të parë gjatë gjyqit të tij për korrupsion. Ai i cilësoi akuzat ndaj tij si “qesharake”.
Lini një Përgjigje