TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Shkurt 2025, 13:57

E rëndë në Belgjikë, sulm me armë në një stacion metroje në Bruksel 

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Belgjikë, sulm me armë në një

Të shtëna me armë zjarri janë sot regjistruar pranë një stacioni metroje në qendër të Brukselit. 

Pas incidentit  stacionet qendrore të metrosë u mbyllën menjëherë. Sipas informacioneve dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë hapur zjarr.

Pamjet CCTV të transmetuara nga mediat lokale tregojnë të paktën dy burra të veshur me kapuç dhe me armë në hyrje të stacionit Clémenceau në kryeqytetin belg herët të mërkurën, raporton BBC.

Policia po kërkon "një grup të vogël njerëzish, ndoshta dy ose tre individë", tha Frederickx, duke shtuar se ata mund të jenë ende të armatosur dhe se policia nuk donte të rrezikonte.
Stacioni Clémenceau është mbyllur, si dhe stacioni aty pranë Bruksel-Midi, i cili gjithashtu shërben si terminal për trenat e Eurostar. Dy linja metroje përmes qendrës së

Brukselit janë pezulluar gjithashtu, nga Gare de l'Ouest në Trône, që është afër Parlamentit Evropian.

Raportet në mediat belge sugjerojnë se ngjarjet mund të kenë qenë të lidhura me trafikun e drogës. Zona përreth Bruksel-Midi ka pasur prej kohësh një reputacion për dhunë dhe krim.
Linjat e tramvajit gjithashtu u ndërprenë, përkatësisht midis Lemonnier dhe Berkendael dhe midis stacioneve Port d'Anderlecht dhe Gare du Midi.

Mijëra udhëtarë u prekën nga incidenti, i cili ndodhi mëngjesin e kësaj të marte, ndërsa ende nu ka asnjë tregues se kur mund të rifillojë shërbimi normal.

Një post komandimi për të koordinuar kërkimin është ngritur në bashkinë e Anderlecht, në perëndim të qendrës së qytetit të kryeqytetit belg.

Lini një Përgjigje