TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Janar 2026, 21:01

E quajti trafikant droge, Trump ndërron mendje: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë!

Shkruar nga Pamfleti
E quajti trafikant droge, Trump ndërron mendje: Do të takohem me
Donald Trump dhe Gustavo Petro

Donald Trump ka njoftuar se do të takohet me Presidentin kolumbian në javën e parë të shkurtit.

Kujtojmë që kjo lëvizje e papritur vjen pasi, presidenti amerikan e ka quajtur mmë parë Gustavo Petron si një "njeri të sëmurë".

Mirëpo Trump zbuti retorikën e tij kundër Petros ditët e fundit, përpara se të dy të zhvillonin një bisedë telefonike të mërkurën.

Trump tha pas bisedës telefonike me Petron se ky i fundit e kishte ndryshuar retorikën e tij gjatë bisedës me të. Trump e cilësoi telefonatën si një nder të madh për të.

Kujtojmë se pas kapjes së ish-Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, nga ushtria amerikane, tonet mes Trump dhe Petron u ashpërsuan.

Trump e cilësoi Petron si një trafikant droge që duhet të ketë kujdes që të mos i ndodhë e njëjta gjë si Maduros, ndërsa Presidenti venezuelian e cilësoi si të padrejtë operacionin ushtarak të SHBA-së në Karakas.

gustavo petro donald trump

Lini një Përgjigje