TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Maj 2023, 11:27

E pabesueshme! Burri nxirret i gjallë nga rrënojat e tërmetit në Siri pas 3 muajsh

Shkruar nga Pamfleti

E pabesueshme! Burri nxirret i gjallë nga rrënojat e tërmetit

Më 6 shkurt Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.8, duke bërë që dhjetëra mijëra ndërtesa banimi të shemben dhe mijëra qytetarë të humbin jetën.

Ndërkohë ekipet siriane të shpëtimit kanë nxjerrë pas 3 muajve nën rrënoja, një burrë nga një ndërtesë e shembur nga tërmeti shkatërrues i shkurtit, në veri të provincës Aleppo.

Në foto është burri i shpëtuar, trupi i të cilit është dobësuar shumë pasi kanë kaluar tre muaj nga tërmeti shkatërrimtar.

Siriani u dërgua me urgjencë në një spital të vendit, ku do t'i nënshtrohet rehabilitimit të gjatë nën kujdesin e mjekëve, teksa ende nuk ka shpjegim lidhur me faktin se si burri mbijetoi 3 muaj nën rrënoja pa ngrënë dhe pa pirë, raportojnë mediat siriane.

Shumë persona e kanë quajtur rastin një mrekulli të Zotit.

siri rrenoja termet 3 muaj

Lini një Përgjigje