TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Maj 2023, 16:00

“E gjithë bota është kundër nesh”, Oligarku rus “shuplakë” Putinit: Ky nuk është operacion ushtarak, por pushtim

Shkruar nga Pamfleti

“E gjithë bota është kundër nesh”, Oligarku rus

Pakënaqësia ndaj luftës edhe në nivelet e larta të Kremlinit sa vjen dhe rritet, me oligarkët rus që po shprehin hapur pakënaqësitë ndaj Putinit, pavarësisht se në fillim të luftës e mbështesnin atë.

Oligarku rus Andrey Kovalev ka kritikuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe politikën e ndjekur nga presidenti i vendit, Vladimir Putin.

Në një video të shpërndarë nga Kovalev në kanalin e tij Telegram, biznesmeni tha në fillim se ishte i sigurt se trupat ruse do të shkelnin mbrojtjen e Ukrainës dhe do të kapnin Kievin me shpejtësi, brenda dy ose tre javësh. Por më pas ai u shpreh i habitur që kjo nuk ndodhi.

Kovalev vuri në dukje humbjet e rënda të Rusisë që nga pushtimi i Ukrainës, duke përfshirë tërheqjen e trupave ruse nga pozicionet që arritën në fillim të luftës, fundosjen poshtëruese të luftanijes ruse Moskva prillin e kaluar, shpërthimin në urën që lidh Krimenë e aneksuar me kontinentin rus dhe sulmi i fundit i supozuar me dron në Kremlin.

Ky nuk është një operacion special ushtarak, kjo është një luftë e tmerrshme. E gjithë bota është kundër nesh. 122 vende votuan për të na njohur si agresorë”, tha Kovalev gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë për “Lëvizjen Gjithë-Ruse të Sipërmarrësve”.

Kjo duke iu referuar një rezolute të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara muajin e kaluar. Rezoluta, e cila e cilësoi luftën kundër Ukrainës si “agresion nga Federata Ruse”, mori 122 vota, përfshirë nga Kina dhe India, dy vende që kanë shmangur dënimin e pushtimit në shkallë të plotë të Moskës.

kremlini putin oparcioni ushtarak

Lini një Përgjigje