Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar kritikat ndaj Papa Leos për qëndrimin e tij kundër politikës amerikane ndaj Iranit. Ai e akuzon Papën për dobësi në çështjet e sigurisë dhe kundërshton hapur qëndrimet e tij për diplomacinë dhe rendin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ashpërsuar retorikën ndaj Papa Leos XIV, duke e kthyer mosmarrëveshjen mes tyre në një përplasje të hapur mbi politikën e jashtme, sigurinë globale dhe qasjen ndaj Iranit.
Në deklaratat më të fundit, Trump akuzoi Papën se ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj veprimeve të tij në lidhje me Iranin.
I pyetur nëse presidenti i detyrohet Papa Leos një falje pasi iu drejtua ashpër të dielën në mbrëmje, Trump tha: “Jo, nuk kam, sepse Papa Leo tha gjëra që janë të gabuara. Ai ishte shumë kundër asaj që po bëj unë në lidhje me Iranin, dhe nuk mund të kesh një Iran bërthamor.”
Trump tha se Papa “nuk do të ishte i kënaqur me rezultatin përfundimtar” nëse Irani do të ishte në gjendje të fitonte aftësi bërthamore.
Trump theksoi se politika e tij synon të parandalojë Iranin të bëhet një fuqi bërthamore. Sipas tij, një zhvillim i tillë do të kishte pasoja të rënda për sigurinë ndërkombëtare.
“Irani dëshiron të bëhet një komb bërthamor… kjo nuk do të ndodhë”, deklaroi ai, duke përsëritur qëndrimin e fortë të Uashingtonit.
Përveç çështjes së Iranit, Trump kritikoi Papën edhe për qasjen ndaj rendit dhe sigurisë.
"Mendoj se ai është shumë i dobët në krim dhe gjëra të tjera... ne besojmë fuqimisht në ligj dhe rend dhe ai duket se ka një problem me këtë", thotë Trump.
Këto deklarata vijnë pas një postimi në rrjetin social Truth Social, ku Trump përdori një gjuhë edhe më të drejtpërdrejtë, duke e përshkruar Papën si “të dobët ndaj krimit dhe të dobët në politikën e jashtme”.
Në të njëjtin mesazh, ai shtoi se, ndikimi i tij politik ka qenë vendimtar edhe për zhvillime brenda Vatikanit, një deklaratë që pritet të nxisë reagime të mëtejshme.
Nga ana tjetër, Papa Leo reagoi duke riafirmuar qartë pozicionin e Selisë së Shenjtë. Ai deklaroi se do të vazhdojë të flasë kundër luftës dhe për përparësinë e paqes. Në qëndrimin e tij, Papa theksoi rëndësinë e dialogut, diplomacisë dhe bashkëpunimit shumëpalësh si rrugë për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.
Ai nënvizoi se marrëdhëniet mes shteteve duhet të bazohen në drejtësi dhe mirëkuptim reciprok, duke lënë të kuptohet se përdorimi i forcës nuk duhet të jetë mjeti kryesor në zgjidhjen e krizave.
Përplasja mes Trump dhe Papa Leos pasqyron dy qasje të ndryshme ndaj rendit ndërkombëtar. Nga njëra anë, administrata amerikane thekson presionin dhe forcën si mjete për të parandaluar kërcënimet, veçanërisht në lidhje me Iranin. Nga ana tjetër, Vatikani promovon një linjë të bazuar në dialog, ndërmjetësim dhe zgjidhje paqësore.
Kjo mosmarrëveshje vjen në një moment të ndjeshëm për politikën globale, ku tensionet në Lindjen e Mesme dhe debati mbi përhapjen bërthamore mbeten çështje kyçe në agjendën ndërkombëtare.
Ndërsa retorika mes dy palëve vazhdon të ashpërsohet, mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të ndikojë në marrëdhëniet më të gjera midis Shteteve të Bashkuara dhe Vatikanit, si dhe në debatin global mbi mënyrat më efektive për të garantuar paqen dhe sigurinë./ Pamfleti
Ti nor president SHKERDHATE flet per REGULLA E LIGJE!?!?!? Hahaha…Ti or QEN i ke thy te gjitha ligjet nderkombtare edhe Amerikane. Shko rruaja BITHEN BIBIT,sepse ka ARME BERTHAMORE te pa deklaruara!!! Hahaha…PSIKOPAT me kostum. MJERE M A G A se ke ka udheheqes.