TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Prill 2026, 18:37

Pas Iranit, edhe Meloni del kundër Trumpit për Papën

Shkruar nga Pamfleti

Pas Iranit, edhe Meloni del kundër Trumpit për Papën

Pas reagimit të Iranit, edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka dalë kundër deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump ndaj Papa Leo XIV, duke i cilësuar ato si të papranueshme.

Në një reagim publik, Meloni theksoi rolin e Papës si udhëheqës shpirtëror dhe mbrojti qëndrimet e tij për paqen.

“I gjej të papranueshme fjalët e Presidentit Trump drejtuar Atit të Shenjtë. Papa është kreu i Kishës Katolike dhe është e drejtë dhe e përshtatshme që ai bën thirrje për paqe dhe dënon të gjitha format e luftës,” u shpreh ajo.

Reagimi i lideres italiane vjen pasi Trump kritikoi ashpër Papa Leon, duke e cilësuar atë “të tmerrshëm” për qëndrimet e tij në politikën e jashtme, veçanërisht pas thirrjeve të Papës për paqe, armëpushim dhe ndalimin e konflikteve.

Deklaratat e presidentit amerikan erdhën pak kohë pasi Papa kishte dënuar kërcënimet ndaj Iranit, duke theksuar nevojën për dialog dhe shmangie të përshkallëzimit të situatës.

Lini një Përgjigje