TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Korrik 2023, 12:41

Dubrovniku kërcënohet nga flakët, zjarret shpërthejnë minat tokësore në Kroaci

Shkruar nga Pamfleti

Dubrovniku kërcënohet nga flakët, zjarret shpërthejnë

Zjarret që kanë përfshirë një pjesë të rajonit të Dubrovnikut në Kroaci po përhapen me shpejtësi për shkak të erës.

Mediat e huaja shkruajnë se përhapja e flakëve ka shpërthyer minat tokësore të mbetura që nga lufta e pavarësisë së viteve 1990. Minat kanë shpërthyen në një kodër pranë Petrarcës, në jug të destinacionit kryesor turistik, Dubrovnikut.

Ndërkohë nga autoritetet kroate akoma nuk ka një konfirmim në lidhje me këtë.


“Një erë uragani jugore që fryn në kantonin Dubrovnik-Neretva ka ndezur një zjarr të përhapur në hapësirën e hapur në zonën e komunitetit Dubrovnik Plat,” tha HVZ.

Erërat i detyruan avionët që luftonin zjarrin të braktisnin operacionin, ndërsa 130 zjarrfikës vazhduan, operacionin për shuarjen e flakëve. 

kroaci zjarret

Lini një Përgjigje