
Evropa Jugore është “pushtuar” nga flakët. Në shumë shtete është ngritur alarmi i kuq për situatën e krijuar nga vatrat e shumta të zjarrit që janë kthyer në një kërcënim edhe për banorët.
Sipas të dhënave të fundit të përpiluara nga Copernicus, pjesë e programit Hapësinor të Bashkimit Evropian dhe Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje në pjesën më të madhe jugore të Evropës rreziku është në vijën e kuqe.
Mediat e huaja shkruajnë se vendet më të rrezikuara janë: Franca Jugore, Italia, Greqia dhe Turqia, si dhe zona të vogla të Bullgarisë dhe Kosovës, janë konsideruar në “rrezik ekstrem” nga një organ parashikues i BE-së.

Ndërkohë, zonat e Portugalisë dhe Spanjës janë vlerësuar si “rrezik shumë i lartë”.
Kujtojmë se edhe vendi ynë, ditët e fundit ka pasur disa vatra zjarresh në Vlorë dhe në Fier, ku si pasojë një banesë është shkrumbuar në qytetin e Fierit por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Zonat e gjelbra konsiderohen si “me rrezik shumë të ulët” ndërsa vjollca më e errët përfaqëson zona me “rrezik ekstrem".
Lini një Përgjigje