TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Korrik 2023, 10:44

"Guximi nuk është vetëm i gjinisë mashkullore", zjarrfikësja greke bëhet virale në rrjet

Shkruar nga Pamfleti

"Guximi nuk është vetëm i gjinisë mashkullore",

Një grua zjarrfikëse, thuajse e dorëzuar para flakëve që kanë përfshirë Greqinë, e që shpërthen në lot, ka bërë xhiron e rrjetit.
Fotoja e shkrepur nga Đanis Joanidis , është postuar në faqen “Parashikimi i motit në Greqi”, së bashku me mesazhe inkurajuese për të gjithë zjarrfikësit, por jo vetëm.

“Në një situatë lufte, marrim një frymë të vogël dhe vazhdojmë

Me guxim…
Me guxim…..
Me guxim….
 Me këmbëngulje….

 Pa frikë….
Pa panik….
 Pa hezitim….

 Vazhdojmë pranë asaj që na nevojitet 

 Guximi nuk është vetëm i gjinisë mashkullore” shkruhet në postim. 

Temperaturat ektreme kanë “pushtuar” Greqinë, teksa temperatura rekord janë shënuar prej ditësh në disa rajone të vendit. I nxehti pritet të arrijë kulmin sot, ndërsa mediat greke raportojnë se temperatura rekord do të “godasin” vendin gjatë 24 orëve të fundit.

zjarrfikësja greke rodos zjarret në greqi

Lini një Përgjigje