Italia është gjunjëzuar nga moti i keq 48 orët e fundit.
Shteti fqinj gjendet në një situatë tejet të vështirë ku veriu është në luftë me stuhitë e ndërsa jugu me zjarret.
Si pasojë e motit të keq, 6 persona kanë humbur jetën, 5 prej tyre në jug të Italisë, raportojnë mediat italiane.
Temperaturat mbi 40 gradë dhe valët e të nxehtit në alarm maksimal, me qindra zjarre, e bëjnë Italinë të paguajë çmimin e ngrohjes globale. Në një ditë të vetme, në Siçili, Kalabri e Sardenjë vdiqën 5 persona, një punëtor i angazhuar në operacionet e shuarjes së zjarrit dhe katër të moshuar.
Nga zjarret ka pasur edhe shumë të plagosur. Në Palermo, dy punonjës të pylltarisë, gjithashtu duke luftuar me shuarjen e flakëve dhe në fund të turneve rraskapitëse, përfunduan në terapi intensive.
Wildfires are currently devastating several parts of the Mediterranean basin's coasts and islands. Algeria, Tunisia, Italy, Greece are fighting fires
— Massimo (@Rainmaker1973) July 25, 2023
This is Sicilypic.twitter.com/qO3rb79nzM
77-vjeçari Salvatore Cometa dhe partnerja e tij 75-vjeçare Teresa Monastero u bllokuan në shtëpinë e tyre të pushimit në Cinisi në zonën e Palermos, ku kaluan fundjavat dhe pushimet verore. Kur zjarri shpërtheu në mes të natës në malet në kufi me aeroportin Falcone-Borsellino, ata nuk patën kohë. për të shpëtuar.
Pesëqind metrat mes flakëve dhe shtëpisë së tyre u kthyen në hi në pak çaste. Vetëm dje në mëngjes policia bashkiake zbuloi trupat brenda shtëpisë gjatë operacioneve për pastrimin e zonës së shkatërruar nga zjarri: dy të moshuarit u gjetën pranë njëri-tjetrit, si të dorëzuar për faktin se nuk kishin më shpresë.
Edhe ditën e djeshme për shkak të stuhive ndërroi jetë një 16-vjeçare në Milano. Ajo ishte duke fjetur gjumë në një kamping dhe vdiq pasi i ra një pemë mbi kokë. Miqtë e saj u tronditën nga tragjedia.
Storms kill two in northern Italy, Palermo airport reopens after fire https://t.co/68oCXL48aK pic.twitter.com/YlyxRcdNMY
— Reuters World (@ReutersWorld) July 25, 2023
Dje në agim, në Milano , sikur qielli të ishte hapur papritmas, duke lëshuar gjithë ngarkesën e reve të zeza . Shiu, breshri dhe erërat e frikshme i zgjuan të gjithë dhe brenda dhjetë minutash rrjetet sociale u pushtuan nga fotografi, video, komente dhe kërkesa për ndihmë. Një sasi anormale pemësh u rrëzuan dhe, natyrisht, qindra makina u dëmtuan . Në jug të qytetit stuhia arriti të rrëzojë një skelë dymbëdhjetëkatëshe që u shemb plotësisht, dhe më pas vërehet një vërshim i telasheve të ndryshme për çati, tarraca, strehimore, tabela, tabela rrugore.
Sad day in Milan ???????? ???? #Italy #Milano #Milan pic.twitter.com/YVm6vIvTtc
— tic.eth ???????? ???? (@ItalianCollecto) July 25, 2023
Lini një Përgjigje