
Bashkimi Evropian ka ndarë 1.5 miliardë euro për Ukrainën pas sulmeve ajrore ruse të kryera së fundmi.
“Dënoj me vendosmëri sulmet ruse ndaj infrastrukturës së magazinimit dhe eksportit të drithërave të Ukrainës”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një postim në Twitter, duke shtuar se BE-ja vazhdon të mbështesë Ukrainën.
Ajo shtoi se BE do të paguaj 1.5 miliardë euro të tjera për Ukrainën, për të ndihmuar në funksionimin e shtetit dhe riparimin e infrastrukturës.
Sulmet ruse me raketa në Ukrainë janë intensifikuar që nga java e kaluar, pas një shpërthimi në urën Kerch, që lidh Rusinë me Gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi ilegalisht në vitin 2014.
Të paktën një person u vra dhe 22 të tjerë u plagosën në një sulmin e mbrëmshëm rus me raketa në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa.
Gjatë sulmeve u dëmtua gjithashtu një katedrale historike, bëri të ditur Këshilli i Qytetit të Odesës, duke shtuar se kjo është kisha më e madhe ortodokse në Odesa. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha se Kievi do të hakmerret.
Lini një Përgjigje