TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Korrik 2023, 09:42

Serbia sfidon SHBA, intensifikon marrëdhëniet me Iranin; Vuçiç transaksione për të blerë armë

Shkruar nga Pamfleti
Serbia sfidon SHBA, intensifikon marrëdhëniet me Iranin;
Presidenti iranian Ebrahim Raisi homologun serb Aleksandar Vuçiç

Serbia ka intensifikuar marrëdhëniet e saj me Iranin, vend i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pasi Serbia dhe Irani u takuan vitin e kaluar për të forcuar lidhjet ushtarake, krerët e shteteve të këtyre vendeve u takuan sërish këtë vit për të vendosur për bashkëpunimin në shumë fusha.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliç, ka udhëtuar në Teheran për t'u takuar me homologun e tij iranian Mohammad Baqer Kalibaf për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ata diskutuan marrëdhëniet parlamentare, bashkëpunimin ekonomik dhe çështje me interes të përbashkët, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve iraniane IRNA. Ata ranë dakord të përgatisin terrenin për bashkëpunim të zgjeruar.

Qalibaf përmendi sektorët e naftës, petrokimisë dhe turizmit si fusha për bashkëpunim më të madh.

“Për të arritur një trefishim të vlerës së tregtisë dypalëshe deri në vitin 2027, grupet parlamentare të miqësisë të dy vendeve duhet të forcojnë marrëdhëniet e tyre dhe të kontribuojnë në aktivizimin e mëtejshëm të sektorit privat iranian dhe serb”, tha ministri iranian.

Ministri iranian tha se Serbia është e gatshme të përmirësojë marrëdhëniet me Iranin në sektorin ekonomik, industrial dhe bujqësor dhe beson se ka shumë mundësi.

Orliç tha se vlera e tregtisë dypalëshe do të arrijë në 150 milionë euro vitin e ardhshëm nëpërmjet zbatimit të një numri projektesh të përbashkëta.

Përveç Orliçit, në Teheran ka udhëtuar edhe ministrja e Mirëqenies Familjare e Serbisë, e cila dje ka shkruar se ka pasur një takim me ministrin e Arsimit të Iranit.

Aktiviteti i shtuar mes Serbisë dhe Iranit vjen pasi Vuçiç shprehu dëshirën për të blerë armë nga Irani. Ai më parë kishte folur ashpër kundër SHBA-së dhe BE-së, duke thënë se Serbia do të vazhdojë të armatoset me armë nga Rusia, Kina dhe vende të tjera.

“Nëse dikush mendon se duhet t'i kërkojmë SHBA-së apo BE-së të vendosin për armët tona, le ta shfuqizojmë shtetin tonë”, kishte thënë më herët Vuçiq.

Në nëntor 2018, Shtetet e Bashkuara rivendosën zyrtarisht të gjitha sanksionet ndaj Iranit që ishin hequr përpara se Shtetet e Bashkuara të tërhiqeshin nga JCPOA.

Irani është kthyer në një shqetësim ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, veçanërisht për gratë./Marrë nga The Geopost

 

vuçiç iran

Lini një Përgjigje