TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Korrik 2025, 18:38

“Doni i përgjumur”, Trump dremit para kamerave (video)

Shkruar nga Pamfleti

“Doni i përgjumur”, Trump dremit para kamerave (video)

Presidenti Donald Trump duket se ka pasur të vështirë të mbante sytë hapur në një aktivitet të transmetuar nga mediat me temë "Ta bëjmë teknologjinë shëndetësore përsëri të shkëlqyer".

Presidenti foli për rreth 10 minuta, pastaj u ul dhe dëgjoi folës të tjerë, përfshirë Sekretarin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore Robert F. Kennedy Jr. dhe administratorin e Qendrave për Shërbimet Medicare dhe Medicaid, Mehmet Oz .

Ndërsa Oz fliste, qepallat e Trump dukeshin sikur po rëndoheshin.

Presidenti sapo është kthyer nga një fundjavë e gjatë në Skoci, ku zhvilloi takime me disa udhëheqës evropianë dhe luajti golf në vendpushimin e tij.

Trump është akuzuar edhe më parë për dremitje në publik, veçanërisht gjatë gjyqit të tij vitin e kaluar në rastin e Stormy Daniels. Trump është parë shpesh në gjykatë me sytë e mbyllur gjatë dëshmisë.

Avokati i Trump këmbënguli se ai thjesht po “përqendrohej” dhe gjithashtu mbylli sytë “për t’u çlodhur”.

Gazetarja e Neë York Times, Maggie Haberman, tha se “njerëzit përreth” Trumpit konfirmuan se ai dremiste “nganjëherë”, por në raste të tjera ishte zgjuar me sytë mbyllur.

Lini një Përgjigje