TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Prill 2023, 17:47

Dokumentet sekrete të Pentagonit treguan dobësitë e ushtrisë ruse, reagon Kremlini: Të dhënat e tyre janë manipuluar

Shkruar nga Pamfleti

Dokumentet sekrete të Pentagonit treguan dobësitë e ushtrisë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia po analizon dokumentet e fshehta amerikane që u zbuluan në internet dhe sipas tij shumë prej tyre janë të manipuluara.

Fokusi ynë është që të shqyrtojmë tërësisht këto të dhëna, duke vlerësuar gjithashtu në mënyrë kritike vërtetësinë e tyre, por t'i studiojmë ato me përpikëri”, tha ai.

Ai u shpreh se  vërtetësia e informacionit është e dyshimtë por shtoi se shërbimi special rus po heton rastin dhe po zbulon nëse ndonjë nga informacionet mund të kërcënojë sigurinë e Rusisë.

Kujtojmë se, Jack Teixeira, 21 vjeç, u  arrestua nga FBI  të enjten në lidhje me rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara që janë postuar në internet. Arrestimi i tij erdhi pas një kërkimi të shpejtë nga qeveria amerikane për zbulimin e identitetit të personit i cili postoi dokumente të klasifikuara në një platformë të mediave sociale të njohura për videolojtarët. Teixeira u arrestua në Masaçusets dje dhe pritet të paditet nga një gjykatën federale.

dokumentet sekrete rusai vërtetësia

Lini një Përgjigje