TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Maj 2023, 22:08

“Doja të rrëmbeja dhe të lëndoja presidentin Biden”, rrëfehet autori që tentoi të futej në ambientet e Shtëpisë së Bardhë

Shkruar nga Pamfleti

“Doja të rrëmbeja dhe të lëndoja presidentin

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur sot në SHBA ku një person i cili ngiste një kamion me një flamur nazist brenda u përplas me gardhin rrethues të Shtëpisë së Bardhë dhe më pas u arrestua nga policia.

Ndërkohë në dëshminë e tij të dhënë para organeve hetuese ai është shprehur se kishte qëllim që të rrëmbente dhe vriste presidentin Biden.

“Doja të rrëmbeja dhe vrisja Presidentin Biden”, mësohet të ketë thënë shoferi i kamionit në dëshminë e tij.

Burime policore raportojnë për CNN se shoferi, identiteti i të cilit ende nuk dihet, u arrestua me akuza të ndryshme, përfshirë sulmin dhe kërcënimin ndaj autoriteteve.

Ndërkohë Shërbimet sekrete po hetojnë ngjarjen e çuditshme. Sipas një rikonstruksioni fillestar, nuk ka pasur të lënduar.

"Hetimi paraprak zbulon se njeriu mund të jetë përplasur qëllimisht në barrierat e sigurisë," shkroi në Twitter Anthony Guglielmi , shefi i komunikimeve të inteligjencës .

Dëshmitë e të pranishmëve raportojnë se automjeti i kompanisë me qira U-Haul u përplas në barrierat e sheshit Lafayette. Pas përplasjes së parë, drejtuesi ka rindezur mjetin dhe ka goditur sërish portën. Me të mbërritur në vend, agjentët siguruan zonën përpara se të kontrollonin mjetin, ku brenda saj u gjet edhe një flamur nazist, siç dëshmohet nga video e publikuar nga mediat vendase.

biden shtëpia e bardhë

Lini një Përgjigje