TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Maj 2023, 17:53

Akuzohet për spiunazh, Rusia zgjat me 3 muaj masën e arrestit me burg për gazetarin e “WSJ”

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet për spiunazh, Rusia zgjat me 3 muaj masën e arrestit me burg

Gjykata e Qarkut Lefortovsky të Moskës vendosi këtë të martë që të zgjasë afatin e paraburgimit për gazetarit amerikan, Evan Gershkovich me tre muaj.

Në njoftimin e agjencisë shtetërore ruse, RIA Novosti e cila citonte gjykatën ruse, tha se gazetari i Wall Street Journal dë të qëndrojë në qelinë e paraburgimit deri më datë 30 gusht.

“Gjykata pranoi kërkesën e hetuesit për zgjatjen e masës së ndalimit në formë të paraburgimit deri më 30 gusht”, tha gjykata, sipas medias shtetërore.

Gershkovich, i cili është caktuar si i arrestuar gabimisht nga Departamenti i Shtetit i SHBA, doli në gjykatë në prill për të kërkuar që paraburgimi i tij të ishte në arrest shtëpie dhe jo në burg. Apeli u refuzua dhe ai po mbahet në burgun famëkeq Lefortovo të Moskës.

gazetari amerikan burg

Lini një Përgjigje