
Një video e presidentit turk Erdogan i cili refuzon të pijë ujë në gotën që i dha truproja e tij është bërë virale kudo, duke nxitur një sërë komentesh.
Presidenti turk kishte shkuar në rajonin e goditur nga tërmeti në Hatay për të inauguruar një spital. Siç shihet në video, truproja i afrohet duke i ofruar një gotë me ujë, por Erdogan refuzon të pijë.
Më pas ka qenë djali i tij, që i ka dhënë gotën me ujë dhe Erdogan e ka pranuar. Disa komentues than se bëhej fjalë për çështje sigurie, ndërsa të tjerë shkruanin se ai mund të kishte frikë se mos i ndodhte diçka e keqe.
Raportet e mediave lokale treguan episodi ndodhi gjatë pjesëmarrjes së Erdoganit në një aktivitet politik në provincën Hatay, në përgatitje për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Rreth 700,000 emigrantë turq votuan jashtë vendit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat filluan të shtunën, mes polarizimit të mprehtë të votave të komunitetit turk në Gjermani.
Komisioni i Lartë Turk për Zgjedhjet Presidenciale tha në një deklaratë se numri i votave të emigrantëve turq jashtë vendit dhe në pikat kufitare i ka kaluar 700 mijë deri në mesin e ditës së dytë të hapjes së kutive të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Votimi i turqve të emigrantëve vazhdon në 156 përfaqësi diplomatike, të shpërndara në 75 vende, deri në mbrëmjen e 24 majit, duke theksuar se raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale brenda Turqisë do të zhvillohet më 28 maj.
Lini një Përgjigje