Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka riktheksuar vendosmërinë për të ndaluar emigracionin e paligjshëm përmes gomoneve që janë kthyer në shqetësim për qeverinë britanike.
Në një postim në Tëitter, Sunak thotë se do ta luftojnë emigracionin ilegal përmes marrëveshjeve të reja me Shqipërinë dhe Francën duke qenë se shqiptarët hyjnë në Britani ilegalisht me gomone nga porti francez.
Kryeministri britanik theksoi po punojnë edhe me Bashkimin Europian për t’i dhënë zgjidhje fluksit të emigrantëve.
“Ne po veprojmë ndërkombëtarisht për të ndaluar gomoneve, duke thelluar bashkëpunimin tonë për të luftuar emigracionin ilegal përmes marrëveshjeve të reja me Shqipërinë dhe Francën, por edhe duke punuar me BE”, shkroi Rishi Sunak.
Shqipëria dhe Britania e Madhe mbrëmjen e djeshme kanë finalizuar një marrëveshje sipas së cilës të dënuarit shqiptarë do vuajnë pjesën e dënimit të mbetur në atdhe. Marrëveshja e firmosur do të çojë përpara marrëveshjen e vitit 2020, nënshkruar nga ish-ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj.
Në këtë marrëveshje të re udhëhequr nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja me detaje parashikohet se pala angleze do të paguajë sipas kostove të Shqipërisë për çdo të burgosur që do të pranohet. Aktualisht në burgjet angleze vuajnë dënime të ndryshme 1536 mes tyre 17 persona dënuar për vrasje.
Lini një Përgjigje