TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Prill 2026, 12:46

"Do të të shkatërroj"/ Akuzohet se abuzoi seksualisht kolegun, zbardhen bisedat intime të drejtueses shqiptare të JP Morgan

Shkruar nga Pamfleti
"Do të të shkatërroj"/ Akuzohet se abuzoi seksualisht
Zbardhen bisedat intime të drejtueses shqiptare të JP Morgan

Janë bërë publike detaje nga padia ndaj 37-vjeçares me origjinë shqiptare, Lorna Hajdini, e cila akuzohet për abuzim seksual ndaj një punonjësi të kompanisë financiare JP Morgan, ku ajo mban post drejtues.

Sipas padisë së depozituar në Gjykatën Supreme të Qarkut të Nju Jorkut, punonjësi – i identifikuar në mënyrë anonime si John Doe – pretendon se është droguar dhe më pas është përdhunuar nga Hajdini. Ai ka zgjedhur të mos bëjë publik identitetin për shkak të kërcënimeve të marra ndaj tij dhe familjes.

Padia përfshin gjithashtu akuza ndaj JP Morgan Chase, duke pretenduar se kompania ka mundësuar abuzimin dhe ka ushtruar hakmarrje ndaj tij pasi ai raportoi ngjarjen. Sipas tij, është vendosur në pushim pa dëshirën e tij, i është dëmtuar reputacioni dhe nuk janë marrë masa ndaj personave të përfshirë.

Nga ana tjetër, në dokument thuhet se, ndonëse disa punonjës kanë bashkëpunuar me hetimin, vetë ankuesi ka refuzuar të marrë pjesë dhe të ofrojë prova që mund të mbështesnin pretendimet e tij.

Sipas rrëfimit në padi, ngjarjet kanë nisur në pranverën e vitit 2024, pak pasi të dy nisën të punonin së bashku. Në fillim të majit, ankuesi pretendon se Hajdini hodhi qëllimisht një stilolaps pranë tavolinës së tij dhe, ndërsa u përkul për ta marrë, filloi ta ngacmonte.

“Oh, a ke luajtur basketboll në kolegj? … I dua lojtarët e basketbollit …”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, afrimet u bënë më të shpeshta dhe më të drejtpërdrejta. Në një rast, kur ai refuzoi një ftesë për pije, pretendon se ajo reagoi me kërcënim:

“Nëse nuk më … shpejt, do të të shkatërroj… mos harro kurrë, unë të zotëroj”, pretendon Doe.

Ai shton se, pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme, Hajdini e kërcënoi edhe në aspektin profesional, duke i lënë të kuptohej se avancimi në karrierë varej nga bindja ndaj kërkesave të saj.

“Do të duhet ta meritosh, lodra ime e vogël arabe”, pretendon Doe se i tha ajo gjatë një eventi pune në një klub privat.

Sipas padisë, gjatë të njëjtit aktivitet, ajo ka vijuar me prekje të papërshtatshme, duke përshkallëzuar situatën në një sulm seksual. Dy dëshmitarë përmenden në dokument si mbështetës të pjesëve të këtij rrëfimi.

Ankuesi pretendon gjithashtu se është përballur me kërcënime dhe gjuhë raciste për t’u detyruar të kryente akte seksuale.

Lini një Përgjigje