Gustavo Petro tha se do të “merrte armët” përballë kërcënimeve nga homologu i tij Donald Trump.
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro dhe presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum kanë reaguar pas arrestimit të Nicolas Maduro nga SHBA.
Petro po ashtu iu përgjigj publikisht akuzave të Donald Trump, duke i cilësuar ato shpifje dhe duke pretenduar prej tij ndaljen e sulmeve personale.
Petro u ka kërkuar në “X”, Trump dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke u kërkuar atyre të ndalojnë, sipas tij, shpifjet ndaj figurës së tij publike.
“Nuk jam një president i paligjshëm dhe as një narkotrafikant. Emri im nuk figuron në asnjë çështje të trafikut të drogës,” shkroi Petro.
Gustavo Petro tha se do të “merrte armët” përballë kërcënimeve nga homologu i tij Donald Trump.
"U betova se nuk do të prek më armë, por për atdheun do të marr përsëri armët",- është shprehur ai.
Kreu i shtetit kolumbian ka kujtuar gjithashtu arritjet e tij në luftën kundër drogës duke pretenduar se në cilësinë e komandantit suprem të forcave të armatosura, ka urdhëruar atë që e cilësoi si sekuestrimin më të madh të kokainës në historinë botërore.
Në reagimin e tij, Petro ka deklaruar se ka besim të plotë te populli kolumbian dhe se për këtë arsye ka kërkuar nga qytetarët të mbrojnë institucionin e presidentit nga çdo akt, sipas tij, i paligjshëm apo i dhunshëm kundër tij.
Ndërsa presidentja meksikane Sheinbaum përsëriti të hënën kundërshtimin e Meksikës ndaj ekstradimit të presidentit të Venezuelës nga Uashingtoni dhe ndaj çdo lloj ndërhyrjeje në Meksikë.
"Ne kategorikisht e refuzojmë ndërhyrjen në çështjet e brendshme të vendeve të tjera", tha Sheinbaum.
Udhëheqësja meksikane shtoi se Meksika është një vend sovran dhe po bashkëpunon me SHBA-në për trafikun e drogës dhe sigurinë, pasi homologu i saj amerikan Donald Trump gjatë fundjavës la të kuptohej për veprime ushtarake në Meksikë për të luftuar kartelet e drogës.
“Është e nevojshme të riafirmojmë se në Meksikë sundon populli dhe se ne jemi një vend i lirë dhe sovra, bashkëpunim, po; nënshtrim dhe ndërhyrje, jo”, tha Sheinbaum.
Lini një Përgjigje