TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Janar 2026, 16:51

“Precedent i rrezikshëm!”/ Këshilli i Sigurimit mblidhet me urgjencë pas arrestimit të Maduros

Shkruar nga Pamfleti
“Precedent i rrezikshëm!”/ Këshilli i Sigurimit mblidhet
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Arrestimi i Nicolas Maduro ka shkaktuar reagime të forta në rajon dhe më gjerë.

Lidhur me këtë ngjarje, ditën e sotme është mbledhur me urgjencë Këshilli i Sigurimit i Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Mbledhja po mbahet nën agjendën “Kërcënime ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare” dhe është thirrur me kërkesë të Kolumbisë, e mbështetur nga Kina dhe Rusia.

Në emër të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, deklaratën zyrtare e mbajti nënsekretarja e përgjithshme për Çështjet Politike dhe Ndërtimin e Paqes, Rosemary DiCarlo.

Në deklaratë, Guterres e cilëson operacionin si një precedent të rrezikshëm, duke paralajmëruar për pasojat që mund të ketë në rendin ndërkombëtar dhe stabilitetin global.

“Jam thellësisht i shqetësuar për mundësinë e përshkallëzimit të paqëndrueshmërisë në vend, ndikimin e mundshëm në rajon dhe precedentin e rrezikshëm që mund të krijohet për mënyrën se si zhvillohen marrëdhëniet mes shteteve,” thuhet në deklaratën e Guterres.

Sipas OKB-së, zhvillimet e fundit rrezikojnë të përshkallëzojnë tensionet në Amerikën Latine dhe të minojnë parimet e sovranitetit shtetëror dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit pritet të vijojë me diskutime mes anëtarëve të përhershëm dhe jo të përhershëm, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ndjek me shqetësim pasojat politike dhe diplomatike të arrestimit të presidentit venezuelian.

këshilli i sigurimit maduro arrestim

Lini një Përgjigje