Indiferenca e treguar nga Nicolas Maduro ndaj paralajmërimeve të Trump dhe ndaj përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje kompromisi për largimin e tij, përpara ngjarjeve të stuhishme në orët e para të së shtunës, i kishte shkaktuar shumë shqetësim presidentit amerikan.
Megjithatë, pika e fundit që çoi në bombardimin e Karakasit dhe arrestimin e Presidentit Venezuelan ishte një vallëzim nga Maduro, sipas një raporti të New York Times.
Në fund të dhjetorit, Maduro hodhi poshtë ultimatumin e Trump për të lënë pushtetin në këmbim të një azili të artë në Turqi.
Në vend të kësaj, ai kërceu dhe u rikthye në skenë, disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara kryen një sulm ndaj një porti venezuelian që dyshohet se ishte i lidhur me trafikun e drogës.
In November, Venezuelan dictator Nicolas Maduro tried to prevent being from removed from power by dancing to a musical remix of his own "No War, Yes Peace" speech.
— Ryan Saavedra (@RyanSaavedra) January 3, 2026
Yes, this is real.pic.twitter.com/cS3Kxj7oNl
Në një video që u bë virale, Maduro u pa duke kërcyer nën tingujt e muzikës elektronike në televizionin shtetëror, ndërsa një zë i regjistruar përsëriste në anglisht: "Jo luftës, po paqes".
Zyrtarë të lartë në ekipin e Presidentit Donald Trump i kanë interpretuar paraqitjet e fundit televizive të Maduros si një tallje të hapur të paralajmërimeve të SHBA-së. Një zyrtar e përshkroi pikën e kthesës si "një lëvizje vallëzimi që ishte e tepruar", shkruan media amerikane.
Lini një Përgjigje