TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Janar 2026, 15:54

Kryeministri i Polonisë thirrje aleatëve: Evropa do të shembet nëse ndalon riarmatosjen!

Shkruar nga Pamfleti
Kryeministri i Polonisë thirrje aleatëve: Evropa do të shembet
Donald Tusk

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka paralajmëruar se edhe aleatët do të ndalojnë së marrë seriozisht Evropën, nëse kontinenti vazhdon të jetë i dobët dhe i përçarë. Përmes një postimi në rrjetin social X, Tusk theksoi se mungesa e unitetit dhe forcës e bën Evropën të parëndësishme si për aleatët, ashtu edhe për kundërshtarët.

“Askush nuk do ta marrë seriozisht një Evropë të dobët dhe të përçarë: as armik dhe as aleat. Kjo është tashmë e qartë. Më në fund duhet të besojmë në forcën tonë, duhet të vazhdojmë të armatosemi, duhet të qëndrojmë të bashkuar si kurrë më parë. Një për të gjithë dhe të gjithë për një. Përndryshe, kemi mbaruar”, shkroi Tusk.

Deklaratat e kryeministrit polak vijnë në një moment tensioni në arenën ndërkombëtare dhe pas zhvillimeve të fundit globale, përfshirë sulmin e SHBA-së ndaj Venezuelës. Po ashtu, ato pasojnë komentet e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me pretendimet territoriale të Uashingtonit ndaj Groenlandës, e cila është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës.

tusk

Lini një Përgjigje