TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Shkurt 2025, 12:10

“Do përballeni me tarifa tregtare”/ BE i përgjigjet Trump-it: Jemi të gatshëm të mbrojmë interesat tona!

Shkruar nga Pamfleti

“Do përballeni me tarifa tregtare”/ BE i përgjigjet

Bashkimi Europian i është përgjigjur kërcënimeve të Trump, lidhur me vendosjen e tarifave, pas atyre kundër Meksikës, Kanadasë dhe Kinës.

Zëdhënësi i Komisionit Europian deklaroi se BE do t’i qëndroje besnike parimeve të saj, teksa theksoi se është e gatshme të mbrojë interesat e saj legjitime.

Zëdhënësi kujtoi qëndrimet e shprehura ditët e fundit nga presidentja Ursula von der Leyen dhe komisioneri i tregtisë së BE-së, duke nënvizuar vendosmërinë e Evropës përballë masave të mundshme proteksioniste.

“Administrata e re amerikane përdor një gjuhë transaksionale dhe ne duhet ta flasim edhe atë gjuhë. BE-ja është një fuqi ekonomike, ne jemi të fortë dhe nuk duhet të nënvlerësojmë forcën tonë, si kur kemi të bëjmë me kundërshtarë, ashtu edhe kur kemi të bëjmë me partnerë”, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas.

”Vendet e Bashkimit Evropian do të përballen me tarifa nëse nuk korrigjojnë disbalancat tregtare”, deklaroi presidenti i ri Donald Trump para disa ditësh.

donald trump kercenon be bashkimi europian

Lini një Përgjigje