TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Shkurt 2025, 11:38

Alarm nga tërmetet në Greqi, mbyllen shkollat në Santorini

Shkruar nga Pamfleti

Alarm nga tërmetet në Greqi, mbyllen shkollat në Santorini

Tërmetet e njëpasnjëshme knë shkaktuar alarm në Greqi.  Autoritetet kanë kërur mbylljen e nesër të shkollave në ishullin Santorini, të shmangen dy porte të vogla dhe të evitohen grumbullimet në hapësirat e brendshme, pas rritjes së aktivitetit sizmik në zonë gjatë ditëve të fundit.

Një seri lëkundjesh deri në magnitudë 4.3 u regjistruan të premten dhe të shtunën në zonën midis ishullit vullkanik të Santorinit dhe Amorgos, raporton Reuters.

Ministria ka thënë se aktiviteti nuk ishte i lidhur me aktivitetin vullkanik ej, por ekspertët kanë propozuar masa paraprake, duke përfshirë mbylljen e shkollave më 3 shkurt. Ata gjithashtu u kërkuan njerëzve që të mos hynin ose të qëndronin në portin e vogël të Ammoudi dhe portin e Fira, e cila shërben kryesisht për anijet turistike.

Tërmete me magnitudë 2.8 dhe 4.5 ballë goditën zonën të dielën në mëngjes, sipas institutit gjeodinamik të Athinës, pa shkaktuar dëme. Greqia tronditet shpesh nga tërmetet, ndërsa vetë ishulli Santorini, që është një nga destinacionet kryesore turistike të Greqisë, është krijuar nga një shpërthim vullkanik para 3600 vitesh. Shpërthimi i fundit vullkanik në këtë zonë ka ndodhur në vitin 1950.

Lini një Përgjigje