TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Nëntor 2023, 22:24

Dmitry Peskov: Perëndimi po bën kurban popullin ukrainas, për të arritur qëllimet e tij ndaj Rusisë!

Shkruar nga Pamfleti

Dmitry Peskov: Perëndimi po bën kurban popullin ukrainas, për

Zëdhënësi presidencial Dmitry Peskov deklaroi se NATO është krijuar për të frenuar Rusinë teksa shtoi se Perëndimi po sakrifikon popullin ukrainas në luftën kundër Moskës.

"NATO e konsideron Rusinë një kundërshtar. NATO është një aleancë që u krijua si mjet konfrontimi. Ajo u konceptua kështu. Arkitektura e saj u ndërtua në atë mënyrë që të jetë, në fakt, një element konfrontimi dhe një instrument kontrolli të vend në një mënyrë apo tjetër”, tha Peskov për mediat.

Sipas zëdhënësit të Putinit, pavarësisht deklaratave dhe pretendimeve që mund të ngrenë në Perëndim, ai theksoi se qëllimi i tyre kryesor është zhdukja e Rusisë.

"Natyrisht, aleanca po analizon situatën. Aleanca sheh gjendjen reale të punëve. Tani për tani, aleanca nuk heq dorë nga planet e saj për të kontrolluar Rusinë dhe, në fakt, për të përdorur popullin ukrainas si një qengj kurban në luftën kundër Rusisë. Ne e kuptojmë këtë shumë mirë dhe po ndërtojmë politikën tonë të mëtejshme pikërisht në përputhje me këto realitete. Operacioni special ushtarak vazhdon”, theksoi Peskov, raporton "Tass".

pesko rusia

Lini një Përgjigje