TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Maj 2026, 17:44

Djali i Trump u martua me një ceremoni private, Ivanka zbulon detaje nga dasma

Shkruar nga Pamfleti
Djali i Trump u martua me një ceremoni private, Ivanka zbulon detaje nga
Ivanka Trump me anëtaret e tjera të familjes

Donald Trump Jr. dhe partnerja e tij Bettina Anderson kanë kurorëzuar në fshehtësi historinë e tyre të dashurisë në një ceremoni private luksoze të organizuar në Bahamas.

Ndërkohë Ivanka Trump ka ndarë në rrjetet sociale disa momente nga udhëtimi familjar dhe atmosfera festive e dasmës.

Vajza e presidentit amerikan publikoi në Instagram Story fotografi nga resorti tropikal, ku shfaqej së bashku me bashkëshortin Jared Kushner, Lara Trump, Tiffany Trump dhe anëtarë të tjerë të familjes. Në disa prej pamjeve, Ivanka pozonte me veshje elegante verore, ndërsa ndau edhe momente relaksi me mbesën e saj Kai Trump.

Djali i Trump u martua me një ceremoni private, Ivanka zbulon detaje nga

Ajo publikoi gjithashtu një citat romantik të shkrimtarit Victor Hugo, që u interpretua nga ndjekësit si një dedikim për çiftin e sapomartuar.

“Të dashurosh ose të kesh dashuruar, kjo mjafton. Mos kërko asgjë më shumë.”

Sipas mediave amerikane, ceremonia u zhvillua në një ishull privat në Bahamas dhe ishte menduar të mbahej larg vëmendjes së publikut. Në dasmë morën pjesë rreth 40 persona, mes tyre familjarë të afërt dhe pesë fëmijët e Donald Trump Jr.

Presidenti Donald Trump mungoi në ceremoninë e të birit për shkak të angazhimeve shtetërore në Shtëpinë e Bardhë. Përmes një postimi në platformën “Truth Social”, ai shprehu keqardhjen që nuk mund të ishte i pranishëm në këtë moment familjar.

“Do të doja shumë të isha pranë djalit tim, Don Jr., dhe anëtares më të re të familjes Trump, Bettina, por rrethanat që lidhen me detyrën time dhe dashuria për Shtetet e Bashkuara nuk ma lejojnë këtë”, shkroi presidenti amerikan.

Mësohet se çifti kishte lidhur zyrtarisht kurorë disa ditë më parë në Palm Beach, Florida, ndërsa ceremonia në Bahamas ishte organizuar si një festë private me familjarë dhe miq të ngushtë.

Donald Trump Jr. dhe Bettina Anderson nisën lidhjen në fund të vitit 2024, pas ndarjes së tij nga ish-e fejuara Kimberly Guilfoyle.

Donald Trump ka pesë fëmijë nga tre martesa të ndryshme: Donald Jr., Ivanka dhe Eric nga martesa me Ivana Trump; Tiffany nga martesa me Marla Maples; dhe Barron nga martesa aktuale me Melania Trump.

ivanka donald trump jr martesa

Lini një Përgjigje