TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Maj 2026, 16:57

Çfarë po gatuan Trump? Presidenti mbledh nesër kabinetin qeveritar

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë po gatuan Trump? Presidenti mbledh nesër kabinetin
Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka thirrur për nesër një mbledhje të kabinetit qeveritar në rezidencën presidenciale Camp David, raportoi New York Post.

Sipas medias amerikane, të gjithë ministrat pritet të marrin pjesë në takimin që do të zhvillohet në kompleksin historik presidencial në malet e Maryland-it, një vend që Trump e ka përdorur rrallë gjatë presidencës së tij.

Në mbledhje është ftuar edhe drejtoresha në largim e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard.

Shtëpia e Bardhë deklaroi se në axhendën e takimit do të jenë “sukseset e fundit të administratës” në ekonomi dhe në luftën kundër mashtrimeve, si edhe “përditësime mbi politikën e jashtme”.

Megjithatë, sipas mediave amerikane, zhvillimi i takimit mund të ndikohet nga kushtet e motit.

Mbi Uashington ka pasur reshje të dendura shiu gjatë ditës së sotme dhe, nëse moti i keq vazhdon, mund të bëhen të pamundura udhëtimet me helikopter — mjeti që presidentët amerikanë përdorin zakonisht për të shkuar në Camp David.

 

trump shba

Lini një Përgjigje