TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Janar 2026, 19:04

Dita e 12-të e protestave të dhunshme në Iran, shkon në 45 numri i viktimave; ndërpritet interneti

Shkruar nga Pamfleti
Dita e 12-të e protestave të dhunshme në Iran, shkon në 45
Protestat e dhunshëm në Iran

Forcat e sigurisë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe zjarr për të shpërndarë protestuesit.

Protestat e dhunshëm në Iran kanë hyrë në ditën 12-të.

Qeveria e Ajatollahut Ali Khamenei, e cila tashmë përballet me një krizë ekonomike, po përpiqet të shtypë demonstratat që janë përhapur në të gjithë vendin.

Si reagim ndaj demonstratave të vazhdueshme, autoritetet iraniane kanë intensifikuar represionin e tyre, duke përdorur gaz lotsjellës dhe zjarr për të shpërndarë protestuesit.

Ndërkohë, regjimi në Iran thuhet se ka fikur internetin, sipas të dhënave në platformën Netblocks.

Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, demonstratat janë rezultat i një ekonomie të rrënuar, pasi vlera e valutës iraniane, rialit, ka rënë në nivelet më të ulëta historike.

Qindra protestues dolën në rrugët e Teheranit, ndërsa në qytetin e Mashhadit, i dyti më i populluar në Iran, një protestues përplasi makinën e tij mbi anëtarët e forcave të sigurisë, duke shkaktuar trazira.

Lëvizja, e cila filloi në përgjigje të bllokimit ekonomik dhe rënies së monedhës, është përhapur në të gjithë vendin, me demonstrata të mëdha që zhvillohen çdo ditë.

Qeveria iraniane, e cila po përpiqet të përballojë presionin nga vitet e sanksioneve dhe trazirat e luftës me Izraelin dhe SHBA-në në qershor, i ka akuzuar protestuesit si “terroristë”, me kreun e gjyqësorit që tha se “nuk do të ketë tolerancë” për të arrestuarit.

Në një zhvillim veçanërisht të dhunshëm, një polic iranian u godit me thikë për vdekje në perëndim të Teheranit të mërkurën, ndërsa përpiqej të shuante trazirat, sipas agjencisë së lajmeve Fars.

Partitë opozitare kurde me bazë në Irak, përfshirë partinë Komala, e cila është e paligjshme në Iran, kanë bërë thirrje për një grevë të përgjithshme më 8 janar në zonat e populluara me kurdë në Iranin perëndimor, ku protestat kanë qenë veçanërisht intensive.

45 protestues, përfshirë tetë të mitur, janë vrarë që nga fillimi i protestave në Iran në fund të dhjetorit, sipas një raporti të ri të publikuar sot nga organizata joqeveritare Iran Human Rights (IHR) me bazë në Norvegji.

protestat e dhunshëm në iran

Lini një Përgjigje