Sulmi në Venezuelë, pesë republikanë “tradhtojnë” Trump
Një grup i vogël senatorësh republikanë i ka dhënë një goditje të rëndësishme presidentit Donald Trump, vetëm disa ditë pas operacionit që rrëzoi liderin e Venezuelës, duke votuar për avancimin e një rezolute që kufizon përdorimin e forcave ushtarake amerikane në vend pa miratimin e Kongresit.
Të enjten, pesë republikanë bashkuan votat me të gjithë demokratët e Senatit për të lejuar një votim të ardhshëm që do të kufizonte fuqitë e presidentit në konfliktin në Venezuelë, një zhvillim që surprizoi edhe disa demokratë, të cilët nuk ishin të sigurt se si do të shpërndaheshin votat e GOP.
Rezoluta pritet të kalojë javën e ardhshme në Senat, ku nevojiten 51 vota, por do të duhet të përballojë edhe procesin e plotë të amendamenteve, dhe mbështetja për versionin final nuk është e garantuar.
Senatorët Todd Young (Indiana) dhe Josh Hawley (Missouri) ishin surpriza në radhët e Partisë Republikane e njohur edhe si Grand Old Party (GOP), duke u bashkuar me senatorin Rand Paul (Kentucky), kritik i veprimeve ushtarake të Trump jashtë vendit, si dhe me senatorët moderatë republikanë Lisa Murkoëski (Alaska) dhe Susan Collins (Maine). Edhe senatori demokrat John Fetterman surprizoi kolegët e tij duke votuar pro, pavarësisht sugjerimeve publike që mund të ishte kundër.
Dhoma e Përfaqësuesve do të zhvillojë një votim të ngjashëm këtë muaj, ku do të diskutohet kufizimi i autoritetit të Trump për ndërhyrje ushtarake në Venezuelë. Nëse kalon, të dyja dhomat do të duhet të harmonizojnë rezolutat e tyre për t’ia dërguar presidentit për miratim.
Ky votim ka qenë i ndjekur me kujdes nga udhëheqësit e GOP dhe Shtëpia e Bardhë, pasi kongresistët kanë kërkuar përgjigje për hapat e ardhshëm në konfliktin e zgjeruar në Venezuelë. Ky është rezoluta e dytë dy-partiake në Senat që synon të kontrollojë fuqitë e presidentit, që nga nëntori i kaluar.
Senatori Rand Paul theksoi se rezoluta nuk është një referendum mbi karakterin e ish-presidentit venezuelian Nicolás Maduro, por mbi të drejtën e Kongresit për të shpallur luftë: “Çështja nuk është për të mirën ose të keqen. Pyetja është kush ka fuqinë për të dërguar vendin në luftë.”
Pyetje të tjera përfshijnë se ku mund të dërgojë Trump forcat amerikane më tej, përfshirë Kubën, Kolumbinë apo edhe Grenlandën. Ky debat ka nxitur një ndarje partiake në Senat pas operacionit të rrëzimit të Maduron dhe bisedimeve të klasifikuara në Uashington gjatë kësaj jave.
7 milionë emigrant nga Venezuela përfshirë kriminelë dhe trafikantë, janë larguar nga një vënd që duhet të ishte i begat.Shumica, mësyjnë SHBA pa pushim. Kina merë naftën venezuliane dhe floririn për 5 pare. Teknologjia nxjerrëse e naftës është e kohës së qepës.Këta 'senatorët ekselent' nuk do quajnë të sulmuar SHBA as kur tu zbresin rusët dhe kinezët në Groelandë. Kur tu trokasin te dera atëhere do bashkojnë votat dhe do shpallin aktin e luftës. Nga: Departamenti i Mbrojtjes, në Departamentin e Luftës. "Skifterët Republikanë" janë në front, këtyre 'senatorëve ekselent' nuk ju ka dal gjumi akoma.