TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Janar 2026, 17:12

SHBA vijon provokimet, JD Vance sulmon Danimarkën: Nuk ka investuar si duhet në Groenlandë

Shkruar nga Pamfleti
SHBA vijon provokimet, JD Vance sulmon Danimarkën: Nuk ka investuar si
Groenlanda

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, deklaroi se Groenlanda është vendi kyç për mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara dhe të botës kundër një sulmi të mundshëm raketor nga Rusia apo Kina. Ai shtoi se Evropa dhe Danimarka “nuk kanë bërë mjaftueshëm” për të siguruar këtë territor strategjik.

Në një intervistë për Fox News, Vance tha se investimet në mbrojtjen e Grenlandës kanë qenë të pamjaftueshme dhe se autoritetet europiane nuk kanë marrë parasysh argumentet e ish-presidentit Donald Trump mbi këtë çështje.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën se autoritetet amerikane po diskutojnë në mënyrë aktive mundësinë e blerjes së Grenlandës, një territor gjysmë-autonom i Danimarkës. Kjo erdhi një ditë pas sugjerimeve për një veprim ushtarak për ta aneksuar ishullin, një opsion që ka ngjallur polemika.

Danimarka, anëtare e NATO-s, ka paralajmëruar se një veprim i tillë do të shënonte “fundin e aleancës”. Si Grenlanda ashtu edhe Danimarka kanë theksuar në mënyrë të përsëritur se ishulli nuk është në shitje.

Grenlanda, edhe pse është një nga territoret më pak të banuara në botë, pozicioni i saj mes Amerikës së Veriut dhe Arktikut e bën vendin ideal për sisteme paralajmëruese kundër raketave dhe për monitorimin e lundrimeve në rajon. SHBA-ja ka mbi 100 ushtarë të stacionuar në bazën Pituffik, në skajin veriperëndimor të ishullit, një facilitet që operohet nga amerikanët që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sipas marrëveshjeve ekzistuese me Danimarkën, SHBA-ja ka të drejtën të sjellë sa më shumë trupa të dëshirojë në Grenlandë. Kohët e fundit, ka pasur gjithashtu interes në rritje për burimet natyrore të ishullit, duke përfshirë mineralet e rralla, uraniumin dhe hekurin, të cilat bëhen më të aksesueshme me shkrirjen e akullnajave për shkak të ndryshimeve klimatike. Shkencëtarët pohojnë se Grenlanda mund të ketë gjithashtu rezerva të konsiderueshme nafte dhe gazi.

“Një pjesë e infrastrukturës globale të mbrojtjes raketore varet pjesërisht nga Grenlanda,” tha Vance. Ai theksoi se, në rast të një sulmi bërthamor nga Rusia apo Kina, ishulli luan një rol kyç në sistemet mbrojtëse.

“Pra, duhet të pyesim veten: ‘A kanë bërë evropianët, a kanë bërë danezët punën e duhur për të siguruar Grenlandën dhe për ta mbajtur atë si një mbështetje për sigurinë botërore?’ Përgjigjja është qartë jo,” shtoi ai.

 

groenlandë vance danimarke

Lini një Përgjigje