TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Janar 2026, 14:44

Macron shpërthen kundër Trump dhe paralajmëron Europën: SHBA-të po shkatërrojnë rendin botëror

Shkruar nga Pamfleti

Në një fjalim të fortë para ambasadorëve francezë, Macron akuzoi Uashingtonin për “agresion neokolonial” dhe për shkelje të rregullave ndërkombëtare, duke i bërë thirrje Evropës të forcojë pavarësinë strategjike, të mbrojë rregullimin evropian në teknologji dhe të riinvestojë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Macron shpërthen kundër Trump dhe paralajmëron Europën:
Macron shpërthen kundër Trump

Shtetet e Bashkuara po “largohen gradualisht” nga disa aleatë dhe “po çlirohen nga rregullat ndërkombëtare ”.

Janë këtë akuzat e forta drejt SHBA nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron më 8 janar, në fjalimin e tij vjetor drejtuar ambasadorëve francezë, duke përmendur gjithashtu “një agresivitet neokolonial” që po përhapet gjithnjë e më shumë në marrëdhëniet diplomatike, raporton Le Monde.

"Ne po jetojmë në një botë fuqish të mëdha me një tundim të vërtetë për ta ndarë botën.", tha Macron.

Një ditë pas talljeve të Trump, Macron akuzoi SHBA-të po shkatërrojnë rendin botëror duke paralajmëruar për një formë gjithnjë e më të dukshme të “agresionit neokolonial” në marrëdhëniet mes fuqive të mëdha. Sipas tij, bota po hyn në një fazë ku ligji ndërkombëtar po zëvendësohet nga ligji i më të fortit.

“Institucionet e multilateralizmit po funksionojnë gjithnjë e më pak në mënyrë efektive. Ne po evoluojmë në një botë fuqish të mëdha me një tundim të vërtetë për ta ndarë botën midis tyre.

Ne e hedhim poshtë kolonializmin e ri dhe imperializmin e ri, por gjithashtu hedhim poshtë vasalitetin dhe disfatizmin. Ajo që kemi arritur të arrijmë për Francën dhe në Evropë ka qenë një hap në drejtimin e duhur. Autonomi më e madhe strategjike, më pak varësi nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina.”, këmbënguli ai.

Në këtë kontekst, Macron kërkoi një “riinvestim urgjent në OKB”, duke e quajtur “absurde” çdo alternativë tjetër që do ta linte organizatën ndërkombëtare në hije.

Një tjetër objektiv i drejtpërdrejtë i kritikave të Macron ishte presioni amerikan ndaj rregullimit evropian të sektorit teknologjik. Presidenti francez kërkoi mbrojtjen dhe forcimin e rregulloreve evropiane për platformat digjitale, duke përmendur konkretisht DSA-në dhe DMA-në, të cilat, sipas tij, janë nën sulm nga interesat amerikane.

Ai konfirmoi gjithashtu se Komisioni Evropian po përgatit të ashtuquajturën “Mburojë Demokratike Evropiane”, ndërsa Franca do të vazhdojë të shtyjë iniciativa në këtë drejtim.

Në planin ekonomik, Macron bëri thirrje për një program të përshpejtuar të “preferencës evropiane” në tregti, duke insistuar në nevojën për thjeshtimin e tregut të vetëm dhe atij të kapitalit.

“Një Evropë me 450 milionë banorë duhet të ekzistojë realisht, jo vetëm në letër”, theksoi ai, duke lënë të kuptohet se BE-ja duhet të zgjohet përballë presioneve globale, përpara se të jetë tepër vonë./ Pamfleti

 

macron shpërthen kundër trump

1 Komente

  1. a
    aliu

    Gomarin po e hante ujku,e ai i ngrati thoshte ishalla jam ne enderr.Keshtu dhe me keto idete e vonuara te francezit.

    Lini një Përgjigje